Drejtori i OBSH-së: Urdhrat izraelit për evakuim janë një 'dënim me vdekje'

  • A.P /
  • 15 October 2023 - 17:03
Drejtori i OBSH-së: Urdhrat izraelit për evakuim janë një 'dënim me vdekje'

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka përsëritur pretendimin e tij se urdhrat izraelit për evakuim janë një “dënim me vdekje” për ata që marrin kujdes mjekësor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke e quajtur “të rëndë” situatën shëndetësore në Gaza, në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, ai tha:

“Situata shëndetësore në veri të Gazas është e rëndë. Sulmet ndaj kujdesit shëndetësor po shkaktojnë vdekje dhe lëndime shtesë. Urdhrat e evakuimit nga Izraeli në spitale janë praktikisht të pamundura për t’u zbatuar dhe janë një dënim me vdekje për të sëmurët dhe të lënduarit. Punonjësit shëndetësorë po qëndrojnë në krah të pacientëve të tyre. OBSH i bën thirrje Izraelit të mbrojë objektet shëndetësore, punonjësit shëndetësorë, pacientët dhe civilët dhe të anulojë menjëherë urdhrat e evakuimit në spitale“.

Mesazhi u shoqërua me një regjistrim audio të Dr Yousef Abu-Al Rish duke folur me OBSH-në nga një spital në Gaza.

“Askush nuk mund ta imagjinojë se çfarë po ndodh në terren. është shumë e tmerrshme. Evakuimi i Shifas (spitalit), është diçka e pamundur. Në fakt, të gjithë spitalet e tjera, megjithëse kanë zgjeruar kapacitetin dhe shtratin e tyre, dhe pas zgjerimit, të gjithë janë të pushtuar plotësisht nga viktima dhe nga pacientë të lënduar. Pra, askush nuk mund ta evakuojë spitalin, sepse nuk ka shtretër shtesë në ato spitale“.

“Dhe gjëja tjetër, shumica e rasteve janë të paqëndrueshme. Dhe nëse duam t’i transferojmë, edhe nëse ka shtretër shtesë në spitalet e tjera, gjë që nuk është e vërtetë, ata do të vdesin sepse janë shumë të paqëndrueshëm për t’u transportuar“, thotë ai.

(Kosova Sot Online)