Samiti i Procesit të Berlinit, Edi Rama pret liderët e BE-së dhe rajonit

  • E.K /
  • 16 October 2023 - 11:24
Samiti i Procesit të Berlinit, Edi Rama pret liderët e BE-së dhe rajonit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në Tiranë liderët e rajonit dhe udhëheqësit e BE-së, në nisje të Samitit historik të Procesit të Berlinit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“I zoti i shtëpisë” i uroi mirëseardhjen të gjithë liderëve, të cilët mbërrin një nga një jashtë ambienteve të kryeministrisë.

Rama do të presë të gjithë liderët, deri sa të nisë dhe sesioni i parë i punës, që do të jetë në orën 12:00.

(Kosova Sot Online)