Kurti: I pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampion i paqes

  • E.k /
  • 16 October 2023 - 14:00
Kurti: I pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampion i paqes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Martii Ahtissarit, ish-presidentit të Finlandës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se Ahtissari do të njihet si njeri që i ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajon dhe person që ka punuar fort për të drejtat e pakicave në Kushtetutën e Kosovës.

Tutje, Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes së Ahtissarit dhe popullit të Findlandës.

“I pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës”.

(Kosova Sot Online)