Osmani: Po presim që shtetet e BE-së të përfundojnë procedurat e tyre dhe të marrin masat konkrete kundër Serbisë

  • E.K /
  • 17 October 2023 - 11:58
Osmani: Po presim që shtetet e BE-së të përfundojnë procedurat e tyre dhe të marrin masat konkrete kundër Serbisë

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se tashmë është çështje procedurale e shteteve anëtare të BE-së për konfirmimin e informacioneve rreth sulmit terrorist në Banjskë meqë më nuk ka dyshime se Serbia qëndron prapa këtij sulmi, përcjell “Kosova sot Online”.

“Nuk ka më ndonjë dyshim. Unë e kuptoj që shtetet anëtare i kanë procedurat veç e veç e tyre për konfirmim të informacioneve, megjithatë presim që sa të përfundojnë ato procedura të ndërmerren masa konkrete”, tha Osmani sot në një konferencë për media.

Ajo renditi edhe elementet që tha se e lidhin me krimin e 24 shtatorit.

“Katër elemente që e lidhin Serbinë me këtë sulm dhe e çojnë linjën komanduese deri te Presidenti Vuçiq. E para ka të bëjë me financimin e strukturave që ka dëshmi të evdientuara edhe muaj më parë, jo vetëm sa i përket 24 shtatorit. E dyta ka të bëjë me armët, që janë prodhuar në industrinë ushtarake të Serbisë dhe janë dhënë nga shteti serb për terroristët. E treta ka të bëjë me trajnimet, që tashmë as shteti serbe s’e mohon që i ka bërë me këto grupe terroriste. E katërta ka të bëjë involvimi dhe lidhjet politike të vetë shtetit serb me terroristët”.

(Kosova Sot Online)