Miftaraj mbështet Osmanin që s’e dekretoi Isufajn: Këshilli Prokurorial duhet të zhvilloj një proces të ri

  • E.K /
  • 17 October 2023 - 12:07
Miftaraj mbështet Osmanin që s’e dekretoi Isufajn: Këshilli Prokurorial duhet të zhvilloj një proces të ri

Eksperti i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, ka thënë se vendimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror, është në linjë të njëjtë me qëndimet e organizatave joqeveritare, reagimet e ambasadave, zyrës së BE’së dhe Komisionit Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Miftaraj ka thënë se KPK ka dështuar të udhëheq një proces të bazuar në meritokraci dhe integritet.

Ai ka përgëzuar Osmanin “për lidership dhe vendim marrje të bazuar në Kushtetutë, ligj dhe praktikën e ndërtuar nga Gjykata kushtetuese”.

Ai thotë se KPK duhet të zhvilloj një proces të ri.

(Kosova Sot Online)