Hasani: 'Nëse Albin Kurti konfrontohet ngelet pa pushtet'

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 18:34
Hasani: 'Nëse Albin Kurti konfrontohet ngelet pa pushtet'

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani thotë se e ka dëgjuar në frëngjisht se si presidenti i Francës, Emmanuel Macron sot “e bëri të qartë vendimin e vendit të tij për pezullim” të liberlizimit të vizave për Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hasani  tha se sqarimi i Presidencës franceze flet për një “tërheqje të lehtë”. Ai thotë se ka mundësi që Macron “ka korrigjuar qëndrimin fillestar sepse dëshiron të koordinohet” me pesëshen e diplomatëve që pritet të vijnë këtë javë në Prishtinë për bisedime me kryeministrin Albin Kurti. Por nëse Franca e ndjek rrugën e pezullimit të liberalizimit të vizave, Hasani është i sigurt se “do të ndiqet nga një numër i madh i vendeve të BE-së”.

Pushteti aktual, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund t’i mbijetojë një “pezullimi serioz nga vendet kryesore të BE-së”. Kësisoj, thotë se kryeministri Albin Kurti duhet ta di se “ngelet pa pushtet dhe pa asnjë perspektivë publike” nëse zgjedh “konfrontim total”.


(Kosova Sot Online)