Arrestohet një person në Klinë

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 18:03
Arrestohet një person në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë pasi tentoi t’i japë ryshfet zyrtarëve policorë që të t’i shmanget gjobës për kundërvajtje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me datë 18.10.2023 rreth orës 09:45 deri sa patrulla policore kanë qenë ne pikë kontrolli në Klinë, për ti shqiptuar gjobën për kundërvajtje në trafik e kanë ndaluar kamionin me targa të huaja, të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari N.B., (viti i lindjes 1961). I dyshuari me qëllim që ti shmanget gjobës për kundërvajtjen e bërë, ka tentuar tu jap një shumë të parave zyrtarëve policor.”

Ai është ndaluar për 48 orë.

“Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Pejë (NJRHKEK-Pejë), i dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me urdhër të prokurorit kujdestar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’ është ndaluar për 48 orë.”

(Kosova Sot Online)