Klinë: Arrestohen një burrë dhe një grua, dyshohet se u morën me trafikim të njerëzve

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 08:24
Klinë: Arrestohen një burrë dhe një grua, dyshohet se u morën me trafikim të njerëzve

Dy persona janë arrestuar dje në Klinë nën dyshimin se janë marrë me trafikim të njerëzve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të arrestuarit janë një mashkull dhe një femër.

Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Sadik Rama, Klinë 18.10.2023 – 10:00. Pas hetimeve të zhvilluara, janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)