Arrestohet një person në Ferizaj, postoi video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 08:39
Arrestohet një person në Ferizaj, postoi video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi ka postuar disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular me të cilin dyshohet se është kryer vepra.

Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 18.10.2023 – 11:00. Një mashkull kosovar, është arrestuar për arsye se i njëjti kishte shpërndarë në rrejte sociale disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular me të cilin dyshohet se është kryer vepra. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)