
Konjufca kritika BE’së: Me qenë qysh duhet, i kishin thënë Vuçiqit rri qatje në Kinë, mos u kthe hiç, ti nuk na vyn

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka komentuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kinë derisa në Tiranë po mbahej samiti i Procesit të Berlinit, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Shkon ja u jep dorën atyre që e kanë në grusht, Rusia dhe Kina. Shkon te ata bosat e vërtetë të tij. Nuk e di a po kuptohet drejt [nga Bashkimi Europian], fatkeqësisht më duket jo. Me qenë Bashkimi Europian qashtu qysh duhet, një vend që ti thua se është kandidat me ardhë te na, e shkon atje e bën takime sekrete me Putinin, me qenë qysh duhet Bashkimi Europian është dashtë me i thanë rri qatje krejt pra, ti mos u kthe hiç, ti nuk na vyn”, ka thënë Konjufca.
(Kosova Sot Online)