Scholz sulmon Putinin për cinizmin ndaj civilëve në Gaza: Më bën më shumë se të zemëruar

  • S.A /
  • 19 October 2023 - 12:13
Scholz sulmon Putinin për cinizmin ndaj civilëve në Gaza: Më bën më shumë se të zemëruar

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, që u ankua për fatin e civilëve në konfliktin Izrael-Hamas, derisa ushtria e tij bën luftë në Ukrainë, transmeton "Kosova Sot Online".

Putin ka paralajmëruar se ofensiva e pritshme tokësore do të çonte në viktima civile “absolutisht të papranueshme”. Ai gjithashtu e përshkroi sulmin vdekjeprurës në një spital në Gaza në fillim të kësaj jave si një “tragjedi”.

Scholz i tha parlamentit gjerman të enjten:

“Më bën më shumë se të zemëruar të dëgjoj presidentin rus duke paralajmëruar vazhdimisht se mund të ketë viktima civile nga një konflikt i armatosur. Nuk bëhet më cinike se kaq”.

(Kosova Sot Online )