Në veri të vendit fillon ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 16:26
Në veri të vendit fillon ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se në veri të vendit ka filluar ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, ata kanë vizituar familjet pëftituese.

“Me Ministrin Xhelal Sveçla, në Leposaviq vizituam familjen e Hajriz Aliut dhe familjen e Bashkim Ibrahimit nga Fshati Cerajë. Ndërsa në Bistricë ishim tek familja e Muharrem Muharremit dhe familja e Artan Imerit.

Banorët e Leposaviqit tashmë kanë infrastruktur rrugore më të mirë për arsye të rrugës së asfaltuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.  Projekti për ndërtimin e shtëpive nga MAPL është një nga projektet qeveritare për ndërtimin e shtëpive duke pas parasysh edhe shtëpitë të cilat do të ndërtohen në lagjen Kroi i Vitakut nga MMPHI”, ka shkruar Krasniqi.


(Kosova Sot Online)