Dy të moshuar humbin jetën

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 17:16
Dy të moshuar humbin jetën

Dy të moshuar kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme në Shkodër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti i parë ka ndodhur në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’ ku një 74-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i 7-të i pallatit ku jetonte.

Ndërkaq në kanalin e fshatit Boks, është gjetur i pajetë 70-vjeçari me inicialet, M. B.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

-Rreth orës 12:45, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte, shtetasi Z. I., 74 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

-Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

(Kosova Sot Online)