Anëtari i Kryesisë së LDK-së: Kosova di dhe mundet më mirë, por jo me këtë Qeveri

  • E.k /
  • 20 October 2023 - 10:15
Anëtari i Kryesisë së LDK-së: Kosova di dhe mundet më mirë, por jo me këtë Qeveri

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se votuesit e Qeverisë janë të pakënaqur me gjendjen në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se ata jo domosdo janë të pakënaqur me Qeverinë.

Tutje, Hamiti ka thënë se Kosova di dhe mundet më mirë, por jo me këtë Qeveri.

“Pse votuesit e Qeverisë janë të pakënaqur me gjendjen në Kosovë por jo domosdo të pakënaqur me Qeverinë? Sepse nuk presin gjë prej saj. Besojnë se s’di dhe s’mundet më mirë. Edhe Qeveria e Albin Kurtit është e kënaqur me këtë lloj votuesish. Kosova di dhe mundet më mirë. Por jo me këtë Qeveri”, ka shkruar Hamiti.

(Kosova Sot Online)