“Paga e 13-të, ajo jubilare e shujtat ditore”, ja çfarë thotë Supremja në një mendim juridik për policët

  • E.k /
  • 20 October 2023 - 11:32
“Paga e 13-të, ajo jubilare e shujtat ditore”,  ja çfarë thotë Supremja në një mendim juridik për policët

Gjykata Supreme e Kosovës, në seancën e Përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve, me shumicë votash ka marrë mendimin juridik për shpërblimin e shujtës ditore, pagës së 13-të, shtesat në pagë për kualifikimin shkollor dhe pagën jubilare në Policinë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjykata Supreme e Kosovës nga praktikat e saj, por edhe nga kërkesat e vazhdueshme që ka pranuar nga gjykatat dhe gjyqtarët, thotë se e vlerëson me interes dhënien e këtij mendimin juridik për standardizimin e praktikës gjyqësore, adresimin e çështjes së shpërblimit të shujtës ditore, pagës së 13-të, shtesave në pagë për kualifikim shkollor dhe pagës jubilare.

Për këtë vendim ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Rashit Qalaj, ku ka thënë se “Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë një mendim juridik për shpërblimin e shujtës ditore për Policinë e Kosovës , pagës së 13, shtesat në pagë për kualifikimin shkollor dhe pagën jubilare në Policinë e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)