Në Beograd është sekuestruar drogë me vlerë 2 milionë euro
Në një operacion të madh të Departamentit të Katërt të Policisë së Beogradit dhe Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, u arrestuan shtatë të dyshuar, duke përfshirë dy gra, pasi u zbulua një plantacion marihuane në periferi të Palilula.
Siç mëson Nova.rs, në afërsi të qendrës së Beogradit janë zbuluar dhe konfiskuar rreth 200 kilogramë marijuanë, me vlerë gati dy milionë euro.
Sipas informacioneve jozyrtare, në një operacion të gjerë të policisë u vunë në pranga Vladimir L. (45), Aleksandar L. (32), Sandra J. (33), Katarina B. (39), Mladen I. (41). prokuroria Vladimir K. (45) dhe Aleksandr G. (39) të dyshuar për komplot për prodhimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike.
(Kosova Sot Online)
