Besnik Bislimi lajmërohet nga Parisi

  • A.P /
  • 20 October 2023 - 21:06
Besnik Bislimi lajmërohet nga Parisi

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Francë është takuar edhe me emisarin e Qeverisë franceze për Ballkanin, Rene Troccaz, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bislimi ka thënë se me emisarin francez kanë diskutuar një mori temash.

“Kontributi  dhe përkushtimi i Francës në rajon vlerësohen shumë. Mezi presim të forcojmë më tej lidhjet dhe marrëdhëniet tona”, ka shkruar Bislimi për takimin.

Kjo vizitë e Bislimit në Paris vjen pak ditë pas kritikave të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe akuzës së tij se liderët e Kosovës s’e kanë mbajtur fjalën sa i përket implementimi të planit franko-gjerman.

(Kosova Sot Online)