Arrestohen dy femra në Podujevë, sulmuan fizikisht zyrtarët policorë pasi iu shqiptuan gjobë

  • E.K /
  • 21 October 2023 - 11:35
Arrestohen dy femra në Podujevë, sulmuan fizikisht zyrtarët policorë pasi iu shqiptuan gjobë

Dy vajza janë arrestuar dje fshatin Penuhë të Podujevës, pasi dyshohen për sulm ndaj personit zyrtar, pasi të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Fsh. Penuhë, Podujevë 20.10.2023-12:20. Janë arrestuar dy (2) të dyshuara femra kosovare pasi të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në raportin policor.

Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

(Kosova Sot Online)