Ndalohet një rast i kontrabandës me substanca narkotike në burgun e Dubravës

  • E.k /
  • 21 October 2023 - 15:49
Ndalohet një rast i kontrabandës me substanca narkotike në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës në burgun e Dubravës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës së dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës.

“Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, sot rreth orës 10:40 në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës. Gjatë kontrollit në zonën ku po punohet në Zonën Sterile, zyrtarët korrektues kanë hasur në dy qese të kamufluara në të cilat dyshohet se është fshehur substancë e dyshuar narkotike”, bëhet e ditur në njoftim.

(Kosova Sot Online)