Ndërron jetë skulptori Luan Mulliqi

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 10:18
Ndërron jetë skulptori Luan Mulliqi

Raportohet es sot ka ndërruar jetë skulptori, Luan Mulliqi, anëtar korrespodent, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me këtë rast Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton se më 23 tetor ora 11:00 në mjediset e saj do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa në ora 11:30 fillojnë homazhet për të ndjerin.

Funerali niset nga ASHAK-u në ora 13:00.

Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës në orën 16:00. 

Luan Mulliqi lindi në Gjakovë në vitin 1953. Kreu studimet për skulpturë në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë (1977), ndërsa studimet pasuniversitare në Beograd (1979).

(Kosova Sot Online)