SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes raketore në Lindjen e Mesme

  • A P /
  • 22 October 2023 - 11:15
SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes raketore në Lindjen e Mesme

Pentagoni ka njoftuar se do të dërgojë në Lindjen e Mesme, sisteme të mbrojtjes raketore Thaad dhe një numër të konsiderueshëm të raketave “Patriot”, të cilat janë të përshtatshme për të rrëzuar raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i Mbrojtjes bëri me dije se në rajon të të shtohet dhe prania e trupave ushtarake amerikane, por pa e specifikuar numrin e tyre dhe zonat ku do të dislokohen.

Në njoftimin për shtyp të Pentagonit thuhet se masat vijnë si pasojë e rritjes së aktivitetit kërcënues të Iranit në Lindjen e Mesme.

Sulmet kundër forcave amerikane në Irak dhe Siri janë shtuar që nga shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit dy javë më parë.

Në vazhdën e sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, SHBA zhvendosi një aeroplanmbajtëse, anije dhe avionë në Mesdheun lindor – dhe u zotua t’i jepte Izraelit pajisje dhe municione shtesë. 


(Kosova Sot Online)