Deputetët po zgjohen nga gjumi: Këtë javë Kuvendi i Kosovës mban tri seanca!

  • S.A /
  • 23 October 2023 - 12:45
Deputetët po zgjohen nga gjumi: Këtë javë Kuvendi i Kosovës  mban tri seanca!

Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë tri seanca, bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Kusari-Lila tha se dy seanca do të mbahen të enjten, ndërsa tjetra të premten.

“U dakordua që këtë javë të kemi tri seanca, e para është ajo e 26 tetorit, ditën e enjte, në ora 10:00 një seancë e cila do të trajtojë pikat e papërfunduara nga dy seancat e tjera, ajo e 28 shatorit dhe 4 tetorit. Ndërsa të njëjtën ditë me fillim në ora 12:00 do të fillojë një seancë tjetër, kërkesë e deputetëve të opozitës me 41 nënshkrime e cila do të trajtojë një rezolutë për koeficientin e pagave në sektorin publik, përderisa kryesia është dakorduar që seancë të mbajë edhe të premten me fillim në ora 11:00 në këtë seancë do të diskutohet dhe do t’i jepet mbështetje e mëtutjeshme rezolutës së miratuar në PE lidhur me ngjarjet e 24 shtatorit”, tha Kusari-Lila.

Siç tha ajo, të gjitha këto vendime u morën në dakordim me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe shefave të grupeve parlamentare.

Sa i përket deklarimit të Miroslav Lajçak për asociacionin, Kusari-Lila thotë se është e rëndë që asgjë nuk ka ndryshuar pas 24 shtatorit të sulmit terrorist në veri.

“Nuk mund të vazhdojmë njëjtë, Kosova ka qenë gjithmonë e gatshme për dialog, por Serbia ishte përgatit për sulm terrorsit. Ne jemi të qëndrimit se 24 shtatori ka shënuar një kthesë të rëndësishme në procesin e dialogut”, tha ajo

(Kosova Sot Online )