Mujanoviq: Ende nuk ka sanksione të SHBA-së apo BE-së kundër Vuçiqit, kjo është një dritë jeshile për të për të orkestruar më shumë dhunë

  • E.K /
  • 24 October 2023 - 08:02
Mujanoviq: Ende nuk ka sanksione të SHBA-së apo BE-së kundër Vuçiqit, kjo është një dritë jeshile për të për të orkestruar më shumë dhunë

Politologu nga Bosna e Hercegovina, Jasmin Mujanoviq ka vënë në dukje mungesën e sanksioneve nga Amerika dhe Bashkimi Evropian kundër presidentit serb, Aleksandar Vuciq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Mujanoviq mungesa e këtyre sanksioneve është një dritë jeshile për shkaktimin e një dhunë tjetër, madje edhe më të madhe.

Këtë, ai e ka quajtur dështim kategorik të parandalimit të çfarëdo lloj tjetër.

“Ka kaluar një muaj nga sulmi paraushtarak serb në Banjskë, i cili rezultoi në vdekjen e një oficeri të policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ende nuk ka sanksione të SHBA-së apo BE-së kundër Vuçiqit. Kjo në vetvete është një dritë jeshile për të për të orkestruar më shumë dhunë. Dështimi kategorik i parandalimit”, ka shkruar Mujanoviq në platformën X.

(Kosova Sot Online)