Kurti udhëton drejt Greqisë

  • E.K /
  • 24 October 2023 - 09:56
Kurti udhëton drejt Greqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, kryeministri Kurti do të ketë dhe takime bilaterale.

(Kosova Sot Online)