Grenell: Kurti dhe Osmani duhet të zgjedhin një datë për zgjedhjet në veri dhe të krijojnë Asociacionin e Komunave Serbe

  • E.K /
  • 24 October 2023 - 14:16
Grenell: Kurti dhe Osmani duhet të zgjedhin një datë për zgjedhjet në veri dhe të krijojnë Asociacionin e Komunave Serbe

Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka treguar se sot është takuar në Beograd me ministrin serb të Mbrojtjes, Milos Vucevic, përcjell “Kosova Sot Online”.

Grenell ka thënë se “Serbia e mirëpret rritjen e trupave të NATO-së në Kosovë dhe sipas tij numri i frocave serbe përgjatë kufirit është ulur ndjeshëm”.

Ai tutje ka shtuar se është koha tani që kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani të zgjedhin një datë për zgjedhjet në veri dhe të krijojnë Asociacionin e Komunave Serbe.

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani tani duhet të zgjedhin një datë për zgjedhjet në veri dhe të krijojnë Asociacionin e Komunave Serbe”, ka shkruar Grenell.

(Kosova Sot Online)