Elek pasi u zgjodh kryetar i Listës Serbe: Të gjitha vendimet e rëndësishme politike do ti marrim në koordinim me Beogradin

  • E.K /
  • 24 October 2023 - 14:33
Elek pasi u zgjodh kryetar i Listës Serbe: Të gjitha vendimet e rëndësishme politike do ti marrim në koordinim me Beogradin

Në seancën e sotme të Kuvendit të Listës Serbe të mbajtur në selinë e partisë në Mitrovicë, në mënyrë unanime është zgjedhur kryetar i ri Zlatan Elek, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç thuhet në njoftim, Eleku, i cili zëvendëson Goran Rakiqin, ka falënderuar delegatët e Listës Serbe për mbështetjen, besimin dhe nderimin e treguar ndaj tij.

Elek, siç thuhet në njoftim, theksoi se “Lista Srpska do të vazhdojë të jetë strumbullar rreth të cilit do të mblidhet populli serb në Kosovë në periudhën e ardhshme, si dhe se të gjitha vendimet e rëndësishme politike do të merren gjithmonë në koordinim me Beogradin zyrtar dhe në interes të mbarë popullit serb, duke ruajtur unitetin aq të nevojshëm aktualisht”.

(Kosova Sot Online)