“Srpska” zgjedh nënkryetarët e Kryesinë e re

  • E.K /
  • 24 October 2023 - 14:41
“Srpska” zgjedh nënkryetarët e Kryesinë e re

Lista Serbe sot ka zgjedhur kryetarin e saj të ri. Zllatan Elek, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërkohë “Srpska Lista” ka bërë publik edhe emrat e kryesisë së re të “Listës Serbe” dhe emrat e nënkryetarëve.

Nën drejtimin e Elek, “Srpska Lista“ do të ketë pesë nënkryetar. Siç ka njoftuar vetë partia, këtë funksion do ta ushtrojnë Dragisha Milovic, Ivan Zaporozhian, Tanja Vujoviq, Dragana Antonijeviq dhe Dalibor Jevtic.

Ndërkohë anëtarë të Kryesisë së Listës Serbe janë zgjedhur: Gordana Saviq, Srdjan Popoviq, Srgjan Vuloviq, Nemanja Bisevac, Slavko Simiq, Ivan Todosijeviq, Verica Ceraniq, Sinisha Laziq, Sasha Millosheviq.

(Kosova Sot Online)