Kryetari i ri i Listës Serbe, Musliu: Vuçiq vetëm i ndërroi dorëzat e duarve dhe i veshi ato të reja

  • E.K /
  • 24 October 2023 - 15:48
Kryetari i ri i Listës Serbe, Musliu: Vuçiq vetëm i ndërroi dorëzat e duarve dhe i veshi ato të reja

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka shkruar se pas një muaj pas sulmit terrorist në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq vetëm e ka ndryshuar lidershipin në Listën Serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Musliu tutje ka shkruar se Vuçiqi vetëm i ka ndërruar dorëzat e duarve dhe ka veshur të reja.

“Një muaj pas sulmit në Banjskë, ja ku jemi. Lista Serbe, shtrirja kriminale e Vuçiqit në Kosovë, nën presionin e madh publik, “zgjodhi” sot lidershipin e ri. Realiteti është se Vuçiq vetëm i ndërroi dorëzat e duarve dhe i veshi ato të reja”, thotë ai.

Ndryshe, Lista Serbe ka mbajtur kuvendin zgjedhor, ku ka zgjedhur si kryetar të ri, Zllatan Ellek.

(Kosova Sot Online)