Hamasi sulmon Tel Avivin me raketa

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 17:14
Hamasi sulmon Tel Avivin me raketa

Sirenat e sulmit ajror janë ndezur në Izraelin qendror pasi Hamasi ka lëshuar disa raketa në drejtim të Tel Aviv në orën e fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shërbimet izraelite të urgjencës thonë se nuk është raportuar asnjë lëndim deri më tani në qytetin e dytë më të madh të Izraelit apo gjetkë, përveç disa njerëzve që u lënduan lehtë derisa po kërkonin për strehim.


(Kosova Sot Online)