Ja me kënd e krahason veten Trump

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 17:45
Ja me kënd e krahason veten Trump

sh-Presidenti Donald Trump paraqitet sot sërish në gjyqin ndaj Organizatës Trump, drejtuesit e së cilës akuzohen se kanë gënjyer në dokumentet financiare të bankave, duke e rritur vlerën e kompanisë në miliarda dollarë për të përfituar kushte më të mira për kreditë. Zoti Trump i ka mohuar të gjitha akuzat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë një fjalimi fushate në Nju Hempshër, zoti Trump të hënën e krahasoi veten me aktivistin kundër apartaedit dhe ish-Presidentin e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, duke u përpjekur ta paraqesë veten si një viktimë politike të prokurorëve federalë dhe shtetërorë që kanë ngritur akuza ndaj tij. Ai gjithashtu kritikoi qasjen e Presidentit Biden ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Michael Cohen, i cili më parë ka qenë avokat i ish-Presidentit Trump, pritet të dëshmojë sot kundër shefit të tij të vjetër si një dëshmitar kyç në gjyqin që kërcënon të dëmtojë kompaninë e tij të pasurive të paluajtshme dhe imazhin e tij të një ish-Presidenti të pasur. Ai ka thënë se përballja me ish-Presidentin Trump në gjykatë, do të jetë hera e parë në pesë vjet që ai do ta shohë nga afër ish-shefin e tij. Zoti Trump pritet të dëshmojë më vonë në gjyqin që po zhvillohet në Nju Jork, ku deri më tani, prania e tij në sallë ka qenë vullnetare.

(Kosova Sot Online)