Dugolli: Policia ka shmangur planin e Serbisë për aneksimin e veriut

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 18:09
Dugolli: Policia ka shmangur planin e Serbisë për aneksimin e veriut

Për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka folur deputeti i PDK’së, Enver Dugolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se 24 shtatori ka qenë një ndër datat më të rëndësishme të reagimit të institucioneve të Kosovës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe shtetit.

“24 shtatori ka qenë një ndër datat më të rëndësishme të reagimit të institucioneve të Kosovës në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës por edhe të pengimit të përshkallëzimit ndoshta në përmasa të kobshme”, tha ai.

Dugolli tha se Policia ka shmangur planin e Serbisë për aneksimin e veriut.

“Policia e Kosovës me profesionalizëm dhe maturi, arriti të shmangë një plan që mendoj që është bërë në Serbi edhe padyshim me qëllime të qarta, aneksimin e asaj pjese”, tha ai.

(Kosova Sot Online)