Konjufca: Edhe SHBA e Gjermania po bëjnë hetime për Banjskën

  • E.K /
  • 25 October 2023 - 13:28
Konjufca: Edhe SHBA e Gjermania po bëjnë hetime për Banjskën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se aleanca ushtarake perëndimore, NATO “do të dalë me një raport përfundimtar” për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ende hetimet nuk kanë përfunduar. Dhe secili shtet anëtar i BE-së dhe i NATO-s është duke i bërë hetimet e tyre edhe nacionale. Pra, Republika e Kosovës do ta ketë një hetim përfundimtar, NATO-ja do të dalë me një raport përfundimtar, EULEX-i, misioni i Bashkimit Europian del me raportin e vetë të pavarur, shtetet nacionale, secili është duke i bërë hetimet e veta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania me institucionet e tyre që i kanë në Kosovë, secili edhe në baza nacionale është duke i bërë hetimet e veta”, tha kryeparlamentari.

(Kosova Sot Online)