Sekuestrohen 22 dele pa dokumentacion, disa prej tyre janë kontrabandur nga Serbia

  • E.k /
  • 25 October 2023 - 14:40
Sekuestrohen 22 dele pa dokumentacion, disa prej tyre janë kontrabandur nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale e Hetimeve Kufitare ‘Veriu’, ka ndaluar veturën kombi me targa vendore, ku gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara 22 dele pa dokumentacion të nevojshëm, ku dyshohet se disa prej tyre janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Me autorizim të prokurorit kompetent, rasti procedohet në procedurë të rregullt, delet dhe mjeti sekuestrohen, ndërsa në koordinim me Doganën e Kosovës dhe Agjencionin e Ushqimit dhe veterinës AUV po ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftimin për media.

(Kosova Sot Online)