Kush po e heton sulmin në Banjskë?

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 15:47
Kush po e heton sulmin në Banjskë?

Një zyrtar i NATO’s i ka thënë se hetimi zyrtar lidhur me sulmin në Banjskë, po kryhet nga Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Hetimin zyrtar për ngjarjet e përmendura po e kryen Policia e Kosovës, si reaguese e parë e sigurisë. Kështu që ju referoj tek ata për çdo koment të mëtejshëm”, ka deklaruar ky zyrtar i NATO’s.

Nga Bashkimi Evropian s’janë përgjigjur nëse po bëjnë hetim për atë çka ndodhi në Banjskë.

Policia e Kosovës thotë se rasti po trajtohet në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe se në këtë fazë s’mund të jepen detaje.

“Referuar ngjarjes në Banjskë të datës 24 shtator, Policia e Kosovës përmes komunikatave zyrtare te PK-së, përmes komunikatave të përbashkëta me PSRK-në, konferencave për shtyp ku janë ekspozuar dëshmitë e konfiskuara si dhe deklarimeve nga kompetentet në DRP-Mitrovicë Veri, i ka bërë publike informacionet zyrtare te cilave mund t’i referoheni. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë (Prokurorinë e Shtetit) dhe në këtë fazë nuk mund të jepen më shumë të dhëna lidhur me ecurinë e rastit”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

(Kosova Sot Online)