Tamar Ziv jep detaje për situatën aktuale në Izrael

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 20:10
Tamar Ziv jep detaje për situatën aktuale në Izrael

Situata në Izrael është e rëndë, ka deklaruar Tamar Ziv, ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne kemi mbi 120 mijë të zhvendosur brenda Izraelit. Po flasim për njerëz të cilët kanë jetuar në Rripin e Gazës, brenda Izraelit. Ata janë sulmuar më 7 tetor në qytetet dhe fshatrat që janë në pjesën veriore të kufirit midis Izraelit dhe Libanit, për shkak të kërcënimeve të Hezbullahut”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)