Deçanasit që bënë thirrje për braktisjen e fesë islame, hoxhë Fatmir Latifaj: Askush nuk i ka thirrë me zor me mbetë në Islam

  • E.K /
  • 26 October 2023 - 08:09
Deçanasit që bënë thirrje për braktisjen e fesë islame, hoxhë Fatmir Latifaj:  Askush nuk i ka thirrë me zor me mbetë në Islam

Hoxhë, Fatmir Latifaj, ka komentuar Lëvizjen për braktisjen e fesë islame në Deçan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se këta njerëz askush s’i mban me zor në Islam, derisa u lut që zoti t’i udhëzojë.

Tutje, Latifaj tha se feja mbahet me bindje.

“Unë mendoj dhe shpresoj te zoti që, ata njerëz, Allahu t’i udhëzojë, e t’i ruajë. Askush nuk i ka thirrë me zor me mbetë në Islam dhe nuk i mban askush me zor. Feja mbahet me bindje, në zhargonin popullor ‘me itikat’”.

“Populli shqiptar është shumë i ngritur. Kemi nevojë të bashkërendojmë për të ecur përpara e jo të rrokemi mes veti”, tha ai.

(Kosova Sot Online)