49-vjeçari i hedh benzinë gruas dhe vetes, largohet me veturë por shkakton aksident në Tiranë

  • E.K /
  • 26 October 2023 - 14:53
49-vjeçari i hedh benzinë gruas dhe vetes, largohet me veturë por shkakton aksident në Tiranë

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur dje në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se kanë vënë në pranga shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Personi në fjalë në gjendje të dehur ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij.

Policia ka njoftuar se më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese.

“Ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, rreth orës 07:00, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij. Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë)’, njoftojnë blutë e kryeqytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)