
Politikani opozitar serb: Propozimi modern evropian për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është në përputhje me kushtetutën e Kosovës

Politikani opozitar serb, Boban Bogdanoviq thotë se propozimi modern evropian për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Propozimi modern evropian për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe si i tillë garanton zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit serb në Kosovës dhe mundëson mbështetje të plotë ekonomike nga Serbia për komunitetin tonë. Është koha për paqe dhe zhvillim në veri”, ka shkruar Bogdanoviq.
(Kosova Sot Online)