E zbulon Abazi: Dejona Mihali u tregon deputetëve të VV-së se kur të marrin pjesë në seancë

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 15:11
E zbulon Abazi: Dejona Mihali u tregon deputetëve të VV-së se kur të marrin pjesë në seancë

Haki Abazi e ka shënjestruar Mihalin, të cilën e ka kritikuar për kontrollim të deputetëve të VV-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Abazit, Mihali u tregon deputetëve të VV-së se kur të marrin pjesë në seancë dhe kur të mos marrin pjesë në seancë të Kuvendit të Kosovës.

“Dalin njerëzit në zgjedhje demokratike, japin votën deputetëve dhe në fund këta deputetë nuk kanë të bëjnë absolutisht asgjë me vendimmarrjen, sepse Dejona Mihali ju tregon kur duhet me ardhë në seancë dhe qysh duhet me u sjellë. Një popull që për 100 vite ka qenë i poshtuar nga serbët, prej 1989 ka hequr të zinjtë e ullirit për me vendos demokracinë këtu, ka lindë heronj e heronj dhe vjen në përfundim të derivimit të demokracisë që Dejona Mihali me kallxu kush me qenë në seancë dhe kush mos me qenë në seancë.” – deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)