Zhvillime të reja në Bruksel

  • A.P /
  • 26 October 2023 - 17:25
Zhvillime të reja në Bruksel

Në hotelin në afërsi të selisë së BE-së ku kanë mbajtur takimet me Scholz, Macron dhe Meloni, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është rikthyer përsëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti po takohet aktualisht me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajcak.

Edhe Josep Borell më herët ka deklaruar se mund ta braktisë mbledhjen e Këshillit të BE-së për takime me Kurtin dhe Vuçiqin.

Pritet të shihet nëse do të ketë një takim Kurti-Vuçiq.

(Kosova Sot Online)