Nexhmedin Spahiu thotë se zbatimi i Asociacionit pa njohje nga Serbia është tradhti kombëtare

  • E.K /
  • 27 October 2023 - 08:14
Nexhmedin Spahiu thotë se zbatimi i Asociacionit pa njohje nga Serbia është tradhti kombëtare

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë pa njohjen e Serbisë është “tradhti kombëtare”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Me kompetenca të vogla apo të mëdha nuk është e mirë Zajdenica [Asociacioni], qoftë me kompetenca të vogla apo të mëdha. Sepse, ajo i kushton taksapaguesve të Kosovës. Edhe ata nuk po e bëjmë ne prej qejfit, po prej zorit. Tjetër çka është pranimi, tjetër është pranimi nëse fillon ta zbatojë Asociacionin pa e marrë njohjen, për mua është tradhti kombëtare, është njësojë siç kanë vepruar udhëheqësit e mëparshëm të Kosovës që i kanë dhënë sende veresi”, ka deklaruar Spahiu.

(Kosova Sot Online)