Senatori Peters: Një marrëdhënie e fortë SHBA-Kosovë, thelbësore për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon

  • E.K /
  • 27 October 2023 - 08:32
Senatori Peters: Një marrëdhënie e fortë SHBA-Kosovë, thelbësore për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon

Senatori amerikan nga Michigani, Gary Peters, ka treguar se është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, përcjell “Kosova Sot Online”.

Peters ka shkruar se një marrëdhënie e fortë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës është thelbësore për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon.

“Më vjen mirë që u takova me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Një marrëdhënie e fortë midis dy kombeve tona është thelbësore për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online)