Von der Leyen gati për ta prezantuar më në detaje planin e BE-së për Ballkanin Perëndimor

  • A.P /
  • 27 October 2023 - 14:00
Von der Leyen gati për ta prezantuar më në detaje planin e BE-së për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën pritet të qëndrojë në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas një komunikate për medie të zyrës së BE-së, von der Leyen këtë vizitë do ta zhvilloj në Kosovë në kuadër të qëndrimit të saj katërditore në rajon, ku do ta paraqes planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Bëhet e ditur se von der Leyen do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)