Ja kush u emërua drejtori i ri i burgjeve

  • A.P /
  • 27 October 2023 - 16:16
Ja kush u emërua drejtori i ri i burgjeve

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për emërimin e Ismail Dibranit në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Dibrani ka qenë kandidati më i votuar në konkursin e shpallur nga MPB-ja.

Ismail Dibrani do të ketë mandat katërvjeçar si drejtor i burgjeve në Kosovë.

Ai që nga prilli i këtij viti ishte ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së, ndërsa në herët ka mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.

(Kosova Sot Online)