Arrestohen katër persona në Lipjan, tentuan shit-blerjen e parcelës përmes dokumentit të falsifikuar

  • E.K /
  • 28 October 2023 - 09:55
Arrestohen katër persona në Lipjan, tentuan shit-blerjen e parcelës përmes dokumentit të falsifikuar

Policia e Kosvovës ka arrestuar dje katër persona në Lipjan, nën dyshimet për falsifikim të dokumentit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të njëjtit dyshohet se kanë tentuar shit-blerjen e një parcele përmes një dokumenti të falsifikuar.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se duke përdorur një fletë-poseduese të falsifikuar të një prone kanë tentuar të bëjnë shit-blerjen e një parcele që është pronë e një personi tjetër. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)