Gjakovë: I vodhën orendi në depon e biznesit, në derën e objektit i lanë edhe një mbishkrim kërcënues

  • E.K /
  • 28 October 2023 - 10:53
Gjakovë: I vodhën orendi në depon e biznesit, në derën e objektit i lanë edhe një mbishkrim kërcënues

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se dje në Gjakovë një qytetar ka raportuar se person-a të panjohur nga depoja e tij e biznesit kanë vjedhur një sasi të mobileve të ndryshme me vlerë të konsiderueshme, ndërsa në derën e objekti është vërejtur edhe një mbishkrim kërcënues.

Ndërsa, Policia ka njoftuar se rast është në procedurë hetimore.

Njoftimi i plotë i Policisë:

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 27.10.2023 – 11:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur nga depoja e tij e biznesit kanë vjedhur një sasi të mobileve të ndryshme me vlerë të konsiderueshme, ndërsa në derën e objekti është vërejtur një mbishkrim kërcënues, rasti në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)