Sot është dita e shtatë e grevës së minatorëve në Trepçë

  • E.K /
  • 30 October 2023 - 08:03
Sot është dita e shtatë e grevës së minatorëve në Trepçë

Sot është dita e shtatë prej kur minatorët në Trepçë kanë hyrë në grevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës. Për këto kërkesa ata po kërkojnë garanci me shkrim.

Dje, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se gjendja e minatorëve që po grevojnë është “jashtëzakonisht e rëndë”.

“Gjendja e minatorëve është jashtëzakonisht e rëndë, po vazhdon duke u përkeqësu nga momenti në moment. Në 24 orët e fundit, numri i minatorëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është mbi 40”, tha ai.

(Kosova Sot Online)