Gjakovë: Një person dhunohet me 6 vjet burg, dhunoi seksualisht një femër duke e kërcënuar me thikë

  • E.K /
  • 30 October 2023 - 11:52
Gjakovë: Një person dhunohet me 6 vjet burg,  dhunoi seksualisht një femër duke e kërcënuar me thikë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A. B. për veprën penale “Dhunimi”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai është dënuar me gjashtë vjet burgim.

“I pandehuri A. B., akuzohet se “me datën 15 tetor 2022 rreth orës 20:00 në Gjakovë, e detyron personin tjetër dhe atë nën kërcënimin e thikës për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj këtu të dëmtuarën …… ……, në atë mënyrë që pasi me të dëmtuarën dalin për të bërë xhiro me makinën e tij, i pandehuri e dërgon të njëjtën nëpër disa vende jashtë qytetit, të panjohura për të dëmtuarën, ja vendos thikën në qafë të dëmtuarës, ashtu që e njëjta detyrohet ti kryejë akt seksual oral pa dëshirën e saj, e më pas e dërgon të dëmtuarën në shtëpi rreth orës 01:00 të natës, deri sa i njëjti arrestohet nga policia me datë 24 tetor 2022.”

Njoftimi i plotë:

6 vjet burgim ndaj të pandehurit A. B., për vepër penale të dhunimit

Gjakovë, 30 tetor 2023 – Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A. B., shtetas i Republikës së Kosovës, për vepër penale “Dhunimi”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje gjashtë (6) vjet.

I pandehuri A. B., akuzohet se “me datën 15 tetor 2022 rreth orës 20:00 në Gjakovë, e detyron personin tjetër dhe atë nën kërcënimin e thikës për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj këtu të dëmtuarën …… ……, në atë mënyrë që pasi me të dëmtuarën dalin për të bërë xhiro me makinën e tij, i pandehuri e dërgon të njëjtën nëpër disa vende jashtë qytetit, të panjohura për të dëmtuarën, ja vendos thikën në qafë të dëmtuarës, ashtu që e njëjta detyrohet ti kryejë akt seksual oral pa dëshirën e saj, e më pas e dërgon të dëmtuarën në shtëpi rreth orës 01:00 të natës, deri sa i njëjti arrestohet nga policia me datë 24 tetor 2022.”

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.