Gjendet i vdekur një person në Rahovec, sipas dëshmitarëve viktima ishte person me të meta mentale

  • E.K /
  • 01 November 2023 - 08:52
Gjendet i vdekur një person në Rahovec, sipas dëshmitarëve viktima ishte person me të meta mentale

Një person është gjetur i vdekur dje në fshatin Opretushë të Rahovecit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Sipas dëshmitarëve viktima ishte person me të meta mentale.

“Fsh. Opretushë, Rahovec 31.10.2023 – 14:30-22:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte person me të meta mentale. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)