Djegia e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë, Çeku: Faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën

  • E.K /
  • 01 November 2023 - 14:35
Djegia e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë, Çeku: Faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas djegies së shtëpisë 300 vjeçare të familjes Koroglu, që ishte shtëpia më e vjetër në Mitrovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Çeku e ka quajtur “akt barbar” dhe duke paralajmëruar për kapjen e përgjegjësve që kryen këtë vepër penale.

Çeku ka thënë se shtëpia do të restaurohet, duke thënë se faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën.

“Betejën mes barbarizmit dhe kulturës pa dyshim se do ta fitojë kultura”, ka shkruar Çeku.

(Kosova Sot Online)